Sport Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri, Bartomeu: Pse zgjodha Ernesto Valverde!

Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri, Bartomeu: Pse zgjodha Ernesto Valverde!

Barcelona zyrtarizon emrin trajnerit të ri, Ernesto Valverde. Ish-trajneri i Athletic Bilbao Valverde zë vendin e Luis Enrique në stolin e Barcelonës, duke firmosur një kontratë dy vjeçare.

“Kam folur personalisht me të pasdite duke i treguar atij vendimin dhe ai tha se është shumë i lumtur që do të jetë trajneri i ri i ekipit të Barça,” – theksoi president Josep Maria Bartomeu.

“Valverde ka njohuritë dhe eksperiencën që ne kërkojmë dhe ai e pëlqen futbollin e të rinjve. Ka një stil të veçantë dhe një filozofi të ngjashme me atë të Barcelonës. Ai është punëtor i madh dhe drejton ekipin, ashtu siç ne duam ta kemi një trajner.”

Trajneri i ri i Barcelonës do të prezantohet zyrtarisht të enjten.

Valverde, 53-vjeç, ishte kandidat kryesor për të pasur Luis Enrique në stolin e Barcelonës pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën me Athletic Bilbao javën që shkoi.

Jon Aspiazu, që ka punuar me Valverde për 15 vjet, do të jetë sërish ndihmës i tij te Barcelona.

Stafi i Luis Enrique, sakaq, ka shkuar te Celta Vigo.

Valverde pas katër sezonesh te Athletic, ka pasur eksperiencë edhe te Valencia si dhe ka fituar tre tituj kampionë me Olympiakos në Greqi.

Në vitin 2007, ai drejtoi rivalët e qytetit të Barcelonës,  Espanyol drejt finales së Kupës UEFA.

Si lojtar ka luajtur me Sestao, Espanyol, Athletic e Mallorca, si dhe për dy sezone me Barcelonën në vitet 1988-1990, nën epokën e të famshmit Johan Cruyff.

Valverde do të drejtojë Barcelonën në fazën përgatitore të verës në SHBA dhe do të debutojë në gusht, në Superkupën e Spanjës me katalanasit, ndaj Real Madrid.

Barcelona nën drejtimin e Enrique fitoi vetëm Kupën e Mbretit këtë sezon, në ndeshjen e fundit, ndaj Alavesh 3-1, ndeshje që solli zyrtarisht edhe lamtumirën e ish-trajnerit katalanas. Enrique e kishte deklaruar largimin nga Barcelona që në muajin mars.