Sport Bare: Shqipëria do rikthehet në maja, edhe pse shumë njerëz nuk kanë...

Bare: Shqipëria do rikthehet në maja, edhe pse shumë njerëz nuk kanë besim te ne

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, u shpreh i lumtur për fitoren e Shqipërisë ndaj Islandës, ndërsa në “Supersport” tregon se ka besim se Shqipëria do rikthehet në majat e larta.

“Bëmë një lojë të mirë, e kemi thënë në stërvitje të luajmë pa frikë. Besoj se do rikthehemi, si në kohët më të mirë në Europian. Franca është kampione bote, dhe është e vështirë ndaj tyre. Jam i kënaqur që morëm një rezultat pozitiv”.

Me Memushajn në mesfushë…

Kam folur me të, dhe më ka ndihmuar shumë, edhe jashtë fushe. Ndihem mirë, sepse është profesionist brenda e jashtë fushe…

Sa ka ndikuar paraqitja me Francën për të patur këtë reagim sot?

Besoj se do rikthehemi në maja, me këtë ekip që kemi, do arrijmë shumë lart. Pavarësisht se shumë njerëz nuk besonin në këtë kombëtare, por dua të them se jeni 100% të japim maksimumin.

Dermaku: Luaja në ligën e tretë, në Shqipëri kishin dyshime për mua…

Autori i golit të parë kuqezi, Dermaku, ka folur për RTSH mbi golin, paraqitjen dhe fitoren e Shqipërisë. “Rëndësi ka goli, por sidomos fitorja. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme për ne. Nuk ishte e lehtë! Ka shumë konkurrencë në mbrojtje dhe të gjithë duhet të bëjmë mirë. Ambienti është pozitiv dhe rruga është e shtruar”

“Memushaj më dha top perfekt dhe shënova. Jam shumë i kënaqur. Ka rëndësi kur trajneri bën ndërrime në ndeshje që janë afër. Të rinjtë kanë dëshirë të bëjnë mirë dhe e treguan. Nuk ka rëndësi kush luan, por të ketë pozitivitet. Grupi ka rëndësi dhe që ambienti është pozitiv”.

“Golat e Islandës? Kishte eufori në stadium dhe ndoshta nuk u përqendruam siç duhej… Roshi ndryshoi lojën dhe jam shumë i kënaqur”.

“Pse nuk jam grumbulluar më përpara? Karriera ime ishte tepër e vështirë. Luaja në kategorinë e tretë italiane… Kombëtarja ka pasur pak dyshime për mua, jam 27 vjeç dhe kam karrierën përpara. Rëndësi ka që të vij me mendjen e duhur… Rruga është e gjatë!”.