Sport “Barella e ka vendosur të ardhmen e tij, kapitull i mbyllur”

“Barella e ka vendosur të ardhmen e tij, kapitull i mbyllur”

Drejtori i ri sportiv i Romës, Gianluca Petrachi, është dorëzuar mbi mundësinë e transferimit të yllit të Cagliarit, Nicolò Barella.

“Barella është një kapitull i mbyllur, ai nuk e shikon Romën si alternativë, por është i përqendruar te Interi”, është shprehur Petrachi.

Prej javësh të tëra, Barella është në qendër të merkatos me Interin e Romën që është vënë pas tij, por tashmë duket se zikaltrit, të cilët do të drejtohen nga Conte në sezonin e ri, e kanë fituar garën me kryeqytetasit.

“Shumë të pavërteta janë thënë në lidhje me Barella-n. Fillimisht, lojtari ishte i gatshëm të transferohej te Roma, por pasi ne u vonuam në garë u fut Interi, i cili bëri propozimin e tij për Cagliarin dhe lojtarin. Më pas, e thirri edhe Conte. Barella ka zgjedhur të luajë në Champions me Interin”, tha thënë drejtori sportiv i Romës.