Aktualitet Bari, shqiptari 21-vjeçar me vajzën greke kapet me 30 kg heroinë në...

Bari, shqiptari 21-vjeçar me vajzën greke kapet me 30 kg heroinë në makinë

154
0
Shpërndaje

Një sasi prej 30 kg heroinë është sekuestruar nga policia italiane, duke arrestuar një 21-vjeçar shqiptar dhe një vajzë greke.

Dy të rinjtë kanë zbritur në Bari nga një traget që vinte nga Greqia.

Ata kishin me vete një automjet tip Renault Megane Coupe, kontrolli i imtësishëm i së cilës bëri të mundur gjendjen e sasisë së madhe të drogës.

Lënda narkotike ishte fshehur në tavolina të vogla portative, posaçërisht në hapësirën prej disa centimetrash të dërrasave.

Brenda tyre ishin fshehur 56 pako heroinë të cilësive të ndryshme.

Dy korrierët e rinj janë arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar nga policia, bashkë me mjetin e përdorur për transportin e paligjshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe marrësit e heroinës.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in