Bota Baristja italiane ul maskën për të pirë një cigare jashtë barit, gjobitet...

Baristja italiane ul maskën për të pirë një cigare jashtë barit, gjobitet 400 euro

Uli maskën për të pirë një cigare gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.

Pronarja e baristes, Samanta, u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikmëri rregullat e vendosur për koronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.

Në dy ditët e fundit, pasi baristja u gjobit “janë shumëfishuar manifestimet e solidaritetit drejt nesh dhe kjo na sjell kënaqësi sepse tregon profesionalizmin tonë. Klientët janë ofruar për të na ndihmuar për të plotësuar shifrën e gjobës, por unë jam i drejtuar avokatit”, përfundon Samanta.

Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Europës, nga e enjtja dhe në Shqipëri do të vendosen gjoba për këdo që nuk zbaton këtë rregull.