Kryesore Basha: 16 mijë të vdekur nga Covid 6 muaj më parë, qeveria...

Basha: 16 mijë të vdekur nga Covid 6 muaj më parë, qeveria gënjen për numrin e viktimave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Qeverinë Rama se po gënjen për numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit Covid-19.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha tha se 6 muaj më parë, kanë humbur jetën 16 mijë viktima për shkak të Covid.

“Këto ditë është diskutuar në komisione nga përfaqësuesit e opozitës për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe ato nga institucionet ndërkombëtare. Dhe si në traditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që gënjejnë. Mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre, familjarëve të tyre, dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria. Këtë nuk e themi ne, paçka se e paralajmëruam. Këtë e konfirmon edhe raporti i Komisionit Europian, ku njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Basha.