Kryesore Basha, 90 minuta me aleatët, nuk përjashtohet rikthimi te protestat

Basha, 90 minuta me aleatët, nuk përjashtohet rikthimi te protestat

Kreu demokrat, Lulzim Basha, mblodhi në një takim rreth 90 minuta pasditen e sotme aleatët e PD.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur për A2 CNN se Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat në mbrëmje. Burimet thonë se nga takimi me aleatët u diskutua për hapat që do të ndërmerren pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Aleatët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre se këto zgjedhje janë të manipuluara. Sipas tyre, votat janë shtuar mbi rezultatin final. Ata gjithashtu nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit te protestat, por nuk konfirmojnë nëse kjo datë është e afërt.