Politika Basha arrin marrëveshjen me Ndokën, do të jetë në zonë të sigurt...

Basha arrin marrëveshjen me Ndokën, do të jetë në zonë të sigurt në Shkodër

Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen  me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Mësohet se ai do të jetë në zonë të sigurt në qarkun e Shkodrës.

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Ndërkohë, kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, do të jetë i dyti në qarkun e Durrësit në listat e PD.

Ndërkaq, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit me Bashën.

Në orën 24:00 është afati i fundit për të dorëzuar listën e koalicionit, ndërsa deri në 5 mars palët kanë afat për të dorëzuar listat e kandidatëve me pozicionet.