Kryesore Basha: Beteja që kemi nisur është pa kthim, udhëtimi drejt BE i...

Basha: Beteja që kemi nisur është pa kthim, udhëtimi drejt BE i dhimbshëm

Kreu i PD, Lulzim Basha është i vendosur se beteja që opozita ka nisur është pa kthim.

Pas protestës së djeshme, kryedemokrati Basha në një status në Facebook, thotë se kjo betejë do të përfundojë me largimin e qeverisë.

Statusi i Bashës:

Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!

Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurt drejt mirëqënies për njerëzit!