Extra Basha dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e martesës

Basha dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e martesës

Kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë në Jug të vendit.

Përpos ditës së pushimit, sot për çiftin Basha është edhe një ditë feste. Ata festojnë përvjetorin e tyre të martesës.

Këtë ditë të shënuar në jetën e tyre, Lulzim dhe Aurela Basha kanë zgjedhur ta festojnë në Dhërmi.

Aurela Basha ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto buzë detit me bashkëshortin e saj Lulzim Basha.