Politika Basha dhe Kryemadhi bien dakord për përmbylljen e reformës zgjedhore

Basha dhe Kryemadhi bien dakord për përmbylljen e reformës zgjedhore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga anëtari i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Petrit Vasili kanë zhvilluar një takim sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi në zyrën e Bashës vjen pasi krye demokrati priti më herët ekspertët e PD-së për reformën zgjedhore dhe ambasadorin gjerman në Tiranë.

Mësohet se, Basha dhe Kryemadhi kanë rënë dakord për çështjet që kanë mbetur për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe ndaj janë shprehur për përmbylljen e saj brenda këtij muaji, siç është edhe afati i përcaktuar.