Politika Basha dhe Kryemadhi drejt Vjenës

Basha dhe Kryemadhi drejt Vjenës

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Vjenë. Pjesë e këtij takimi është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se përfaqësuesit e opozitës janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm te OSBE Thomas Greminger dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate.

Fokusi i bisedës së tyre ka qenë situata politike në vend, zgjedhjet e 30 qershorit si dhe nevoja sipas opozitës që vendi ti nënshtrohet një procesi të ndershëm zgjedhor.