Kryesore Basha: Dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit...

Basha: Dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil

| Nga American Eye
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një konferencë për mediat tha se dhuna e policisë ndaj studentëve rrezikon ta çojë vendin drejt konfliktit civil dhe në jemi i vetmi vend në Europë ku policia mund të hyjë në institucionet arsimit.

“Jemi i vetmi vend në Europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe kanë mbështetjen tonë totale. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Këto shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil.

I bëj thirrje Edi Ramës, ndal represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientet universitare ku po zhvillohet një protestë europiane. Çdo shtyrje të mëtejshme në këtë drejtim, do shtyjë vendin drejt konfliktit civil me pasoja të paparashikueshme”.

Gjithashtu Basha foli edhe për rrugët e bllokuara dhe kërkoi që përgjegjësit të vihen përpara ligjit.

“Kompanitë e borës i kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë me pushime luksi në vende të nxehta. Nuk ka hetime se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marri një për një pronarët, drejtuesit duke e nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat”.