Opozita Basha: Do të rikthejmë seancën e pyetjeve Kuvend për të vënë para...

Basha: Do të rikthejmë seancën e pyetjeve Kuvend për të vënë para përgjegjësisë qeverinë

Opozita do të rikthehet në Parlament me një tjetër aksion politik, që bëri të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Do të rikthejmë seancën e pyetjeve për të vënë para përgjegjësisë qeverinë”, tha Basha.

Sipas kreut tw PD, përmes Ruçit, Rama u mundua të dhunojë rregulloren e Kuvendit.

“Do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diçka prej të cilët po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, si kopshtar. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi. Në këto kushte ta harrojë se me opozitën dhe PD do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, e ka me krimin e organizuar, me sejdinët jo vetëm në Elbasan, po anë e mbanë Shqipërisë. Edi Rama ka vënë PS dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin, ne jemi në funksion të aleancës së vlerave me qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

Theksi mbetet tek zgjedhjet e lira e të ndershme tha Basha, duke u shprehur se Ramën në pushtet e sollën banda dhe krimi, dhe sipas tij “ky është haraç që paguan çdo shqiptar nga mëngjesi në darkë sot”.