Ekonomi Basha: Ekonomia pritet të tkurret me 9% prej Ramavirusit

Basha: Ekonomia pritet të tkurret me 9% prej Ramavirusit

Rënie negative të ekonomisë thotë kreu i opozitës Lulzim Basha se do të ketë Shqipëria. Bazuar në parashikimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Basha shprehet se për vendin tonë pritet që ekonomia të tkurret me 9 përqind.

Kjo për kreun e selisë blu është shifra më e keqe se çdo vend tjetër i rajonit. Sipas Bashës kjo ndodh pasi kryeministri Edi Rama zgjodhi të paguajë oligarkët me paratë e taksave.

“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Ramavirusi zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej Ramavirusit njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, shkruan Basha në Twitter.