Politika Basha fillon ‘avazin’ e Rrugës së Kombit, nesër mungon në Prokurori

Basha fillon ‘avazin’ e Rrugës së Kombit, nesër mungon në Prokurori

Basha fillon ‘avazin’ e Rrugës së Kombit, nesër mungon në ProkuroriNdërsa nga Ilir Meta vijnë deklarata të forta për zgjidhjen e krizës, dy drejtuesit e partive kryesore po zhvillojnë takime me drejtues europianë jashtë vendit.

Ndryshe nga kryeministri Rama, agjenda e të cilit ende nuk është publikuar, kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në një takim të Partive Popullore Europiane.

Madje, Basha do të mungojë dhe në protestën që opozita do të zhvillojë ditën e nesërme para Kuvendit. Ky tubim do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Gjithashtu, Basha do të qëndrojë edhe të enjten në Belgjikë çka do të thotë se nuk do paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, ku ai është thirrur si person në cilësinë e deklaruesit lidhur me hetimet e hapura pas mbërritjes së letërporosive nga Skocia dhe SHBA mbi dosjen e lobimit, nga ku dyshohet PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Ky nuk është rasti i parë që Lulzim Basha i ‘arratiset’ prokurorisë.

Në vitin 2017, kur prokuroria e thirri pasi filloi hetimet për këtë çështje Basha nuk u paraqit, por u shmang dhe çoi për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Arben Ristanin.

I cili në fakt nuk kishte asnjë lidhje me çështjen e Financimeve, dhe kishte dijeni vetëm për 75 mijë dollarët që ishin paguar zyrtarisht nga PD-ja.

Gjithashtu kujtojmë këtu mosparaqitjen gjatë hetimeve për abuzimet me “Rrugën e Kombit” kur përmes raporteve mjekësore iu shmang organit të akuzës deri në djegie të afateve. Prej tre vitesh Basha i çonte raportet mjekësore Prokurorisë, duke dëshminë dhe rikthimin e dosjes në Gjykatë. Ai shprehej se ishte i sëmurë me temperaturë aq të lartë, sa që e pengonte për të dhënë dëshminë dhe për t’u njohur me dosjen, – shkruan JavaNews.