Kryesore Basha i ashpër me Berishën: Kërkon ta shndërrosh PD në bunker për...

Basha i ashpër me Berishën: Kërkon ta shndërrosh PD në bunker për hallet personale

“Sali Berisha nuk ka asnjë kompetencë statutore në parti për të thirrur Kuvendin Kombëtar”. Lulzim Basha u përgjigj prerë kur u pyet se kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj ka deklaruar që nëse mblidhen firmat e nevojshme, Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet. Kreu demokrat tha nuk mund ta lejojë Berishwn për ta bërë “partinë bunker për hallet personale të tij”.

“Ajo që duhet t’ju habisë ju, është se personi që bërtet statuti, i jep vetes kompetenca që nuk i ka. Sali Berisha nuk ka mbifuqi mbi statutin, për të thirrur ndonjë institucion, dhe statuti ka të përcaktuar, Berisha mund të thërrasë institucione paralele me qëllim për ta kthyer partinë në bunker për halle personale, por jo në këtë rast. Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë ti drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit. Nuk ka njeri që çdo institucion i partisë ka procesverbale për çdo takim dhe për çdo çështje demokratike”, është shprehur Basha.

Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur derisa ai të jetë kryetar.

“Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur deri sa të jem unë kryetar i partisë, që ta çoj këtë parti te rrëzimi i regjimit të Ramës dhe duke e çuar në pushtet këtë parti”.