Kryesore Basha i drejtohet Ramës: Bëhu gati edhe ti për Foltore

Basha i drejtohet Ramës: Bëhu gati edhe ti për Foltore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua kryeministrit Edi Rama në seancë plenare se duhet të bëhet gati edhe ai për Foltore.

“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. (Edi Ramës) Zemra i rreh për ustain që nuk ia ka kaluar kurrë për gjërat e mira, por për të këqijat ia ka kaluar 500 herë. Unë në këtë sallë nuk jam për të qenë dikush tjetër përveç vetes. Sa herë më sheh, të del para vetes ora e rërës. Thuaj langonjve të tu që të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit”, deklaroi Basha.

“Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit dhe këtë ti e di shumë mirë. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë shqiptarësh për të shtrydhur. Foltorja nuk është halli im, po halli jot. Bëhu gati edhe ti për Foltore”, shtoi Basha.