Politika “Basha i ngriti tonet Yuri Kim-it”, Ambasadorja amerikane përgënjeshtron Çim Pekën

“Basha i ngriti tonet Yuri Kim-it”, Ambasadorja amerikane përgënjeshtron Çim Pekën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Çim Peka duke e përgënjeshtruar, pasi ky i fundit shprehej se kryedemokrati Lulzim Basha kishte debatuar me diplomaten amerikane dhe i kishte ngritur tonet pasi e thirri ” Luli”.

Sipas Pekës, Basha i ka thënë ”unë nuk jam Luli Basha, por zoti Basha, kryetar i opozitës” dhe “nëse vazhdoni lojën me Ramën vazhdoni me të”.

Deklarata e Pekës solli reagimin e ambasadores amerikane në Twitter, e cila teksa ka shpërndarë linkun e lajmit, duke e përgënjeshtruar atë, shkruan: “Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”.