Kryesore Basha i vendosi në listë fituese, por Idrizi dhe Dule marrin rezultate...

Basha i vendosi në listë fituese, por Idrizi dhe Dule marrin rezultate skandaloze

Kreu i PD, Lulzim Basha, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi

Lulzim Basha vendosi në listë të sigurt aleatët e tij në zgjedhjet e 25 prillit por rezultatet e votave personale nuk e justifikojnë marrjen e një mandati të vetëm nga ata.

PDIU në Tiranë e fshehur në listën Basha dhe e përfaqësuar nga Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda kur numërimi i votave preferenciale është drejt fundit duket se shumatorja e votave të të dyve nuk e kalon numrin e votave për një mandat.

Edhe pse ata do jenë në parlamentin e ri të krijuar nga këto zgjedhje nuk i kanë dhënë më shumë se 8978 vota sipas rezultateve të KQZ deri më tani.

Por edhe aleatët e tjerë me votat e marra nuk do ta siguronin marrjen e një mandati në Tiranë nëse do ishin të vetëm apo jashtë listës fituese.

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane ka siguruar deri më tani 6138 vota ndërsa Dashamir Shehu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ka 5055 vota.

Më keq nga të gjithë është Vangjel Dule i cili ka siguruar vetëm 736 vota.

Aleatët e Bashës duke u vendosur në listë fituese kanë lënë jashtë parlamentit anëtarë të PD-së që kanë marrë më shumë vota se ta, por që nuk mund ta thyejnë dot pragun.

Kështu Aldo Bumçi (2045) ka marrë më shumë vota se Vangjel Dule Orela Nebiaj (5149) ka marrë më shumë vota se Dashamir Shehu, dhe Ivi Kaso gjithashtu ka marrë më shumë vota se Mesila Doda.

Të tre këta emra me më shumë vota të siguruara për PD-në do qëndrojnë jashtë parlamentit duke ia lënë vendin aleatëve të pavotuar.