Politika Basha: Kur grabitet me armë avioni, kupton se në çfarë niveli është...

Basha: Kur grabitet me armë avioni, kupton se në çfarë niveli është katandisur siguria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”, kur grabitet me armë në mes të ditës një avion i linjës ndërkombëtare.

“Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend, kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”, tha Basha.

“Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale, ku jo vetëm nuk luftohet, por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP”, shtoi Basha.