Kryesore  “Basha, marrëdhënie të dyshimtë me rusët”, Balla: 16 shkurti ishte programuar në...

 “Basha, marrëdhënie të dyshimtë me rusët”, Balla: 16 shkurti ishte programuar në Podgoricë

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar aktualitetin politik si dhe protestën e opozitës. I pyetur nëse protesta e opozitës financohet nga Rusia, Balla nuk e mohoi dhe tha se nuk është rastësi që në 16 shkurt kishte protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë.

“Monika dhe Luli kanë prodhuar një lloj salce speciale, kokteji molotov, se këta i kanë qejf edhe rusët. Lulzim Basha është përsëritës i një marrëdhënie të dyshimtë me rusët. Sigurisht nuk është e rastësishme dhe disa elementë nuk janë të rastësishëm. 16 shkurti ishte programuar edhe këtu edhe në Podgoricë. PD ka një udhëheqës dhe ai është Saliu. Drejtori është Lulzimi. Nuk është se sot drejtori pyetet. Është ajo thënia që pas meje u bëftë hataja”- tha Balla.

Balla tha se ata që ushtruan dhunë në protestë do të mbajnë përgjegjësi.

“Nesër institucionet e policisë së shtetit do të identifikojnë edhe njerëzit që kanë ushtruar dhunë. Siç ndodhi edhe në 16 shkurt, personat e identifikuar si të dhunshëm do të marrin ndëshkimin e merituar Kjo mazhorancë ka marrë verdiktin e popullit për të qeverisur. Ne sot votuam dhe dy institucionet e reja KLGJ dhe KLP u miratuan. Prej nesër këto institucione do fillojnë  punën normalisht. Sot PD ka rrëshqitur. Në selinë e PD u mbushën bidona me benzinë. Nuk janë shishe me bojë ato bidona, por gjithësi këtë do ta identifikojë ekspertiza”, tha Balla.