Politika Basha mbledh aleatët, diskuton strategjinë e opozitës për vjeshtën

Basha mbledh aleatët, diskuton strategjinë e opozitës për vjeshtën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në një takim të gjithë kryetarët e partive aleate me të cilët ka për qëllim të diskutojë aksionin opozitar për vjeshtën.

Nga burime të ndryshme thuhet deri tani se nga disa prej kryetarëve është kërkuar të vijojnë protestat, ndërsa nga disa të tjerë është artikuluar se me protestat, ashtu sikurse ka ndodhur deri tani, opozita nuk ka mundur të realizojë qëllimin e saj final largimin e Ramës si kryeministër.

Por nga ana tjetër, sipas burimeve brenda Partisë Demokratike thuhet se Basha do të ketë edhe një komunikim të diskutimeve që ka pasur një ditë më parë me zyrtarin e lartë amerikan, që mban detyrën e drejtorit për Evropën Qëndrore dhe mesazhet e amerikanëve për Shqipërinë.

Një tjetër pikë e disktueshme është edhe ajo që ka të bëjë me zgjedhjet e 13 tetorit, ku vetë PD nuk ka shprehur asnjë qëndrim nëse do të marrë apo jo pjesë, edhe pse procedurialisht nga një ngërç për këtë çështje. Nga njëra anë disa parti të opozitës kanë tentuar të regjistrohen në KQZ, por kjo e fundit nuk është mbledhur asnjëherë duke e lënë “nul” procesin.