Politika Basha mbledh ish-grupin parlamentar: Jemi de facto shumicë

Basha mbledh ish-grupin parlamentar: Jemi de facto shumicë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e Partisë.

Ai ka kërkuar që në protestën e 13 Prillit të ketë një organizim kapilar për të patur pjesëmarrje akoma më të madhe se në dy protestat e tjera kombëtare.

Sipas kryetarit demokrat situata është në favor të opozitës, duke pretenduar gjithashtu se sot janë de fakto shumicë dhe këtë e bazon në sondazhe të kryera nga agjenci të pavarura vendase e të huaja.

Kryetari i Partisë Demokratike bën thirrje që këtë mbështetje të shqiptarëve ta përkthejnë sa më shpejt në votë.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Lulzim Basha ka përsëritur kërkesën e panegociueshme sipas tij: largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore.