Kryesore Basha mbyll protestën dhe shton një kusht të ri

Basha mbyll protestën dhe shton një kusht të ri

Protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar u mbyll pa shënuar asnjë incident.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri mbylljen e saj nga selia blu duke ripërsëritur se zgjedhje nuk do të ketë.

“30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Por sonte në betimin dhe kërkesën tuaj qëndrimin tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit së panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeveri tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet dhe një tjetër kusht i panegociueshëm arrestimi dhe çuarja para drejtësie e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuara para drejtësie hajdutët”, deklaroi Basha.

Gjatë fjalës së Bashës, brenda selisë së PD është futur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

Mësohet se do të ketë një takim të Bashës me aleatët, nga ku do të vendoset për aksionin e radhës së opozitës.