Politika Basha: Ministrat e Ramës kanë trefishuar pasurinë, është koha për ndryshim

Basha: Ministrat e Ramës kanë trefishuar pasurinë, është koha për ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sërish sot darkën e disa prej ministrave në restorantin Nustret në Dubai. Basha tha se në një kohë kur Shqipëria ishte e përmbytur, ministrat po hanin biftek me vlerë 1 mijë Euro,

Po ashtu ai tha se dje është publikuar një raport që tregon se ministrat kanë trefishuar pasurinë e tyre në vitet e fundit e shtoi se kjo nuk është një qeveri që mendon për qytetarët por për veten e saj. Kreu i opozitës tha se është koha për ndryshim, dhe se qytetarët meritojnë një qeveri që mendon për ta.

“Dy ditë më parë kur Shqipëria ishte e përmbytur, kur mijëra familje po kalojnë dimrin në çadra, ministrat e Ramës po kalonin darkën në një nga restorante më të shtrenjta të botës. 1 mijë Dollarë bifteku, 1 mijë Dollarë biftek. Duket se para ka, ka shumë. Dje u publikua një raport se si anëtarët e qeverisë Rama kanë trefishuar paratë e tyre dhe kjo tregon se kjo qeveri nuk mendon që shqiptarët.

Shqiptarët dhe pas tërmetit dhe pas pandemisë janë lënë në mëshirë të fatit. Qeveria ka harruar se çfarë është që misioni i saj është përgjigjet për hallet e popullit. Kjo qeveri mendon vetëm për vete. Është koha për ndryshim, është koha që një qeveri të punojë për ju. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne”, tha Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu.