Politika Basha: Ndryshimi i thellë i strukturës politike na shpëton nga autokracia

Basha: Ndryshimi i thellë i strukturës politike na shpëton nga autokracia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale përsëriti qëndrimin se dhe ODIHR rrëzoi votimet e 30 qershorit. Sipas liderit të demokratëve duhet një ndryshim i strukturës politike dhe kushtetuese që vendi mund të shpëtojë nga autokracia dhe krimi.

Statusi i Lulzim Bashës

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”.