Politika Basha në Durrës: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar,...

Basha në Durrës: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, dimri po merr fund

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet për momentin në qytetin e Durrësit. Pas një takimi të shkurtër me strukturën e tij të qytetit bregdetar, Basha në dalje nga selia e PD-së përsëriti edhe një herë apelin për votuesit që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, çojini drejt kutive të votimit. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, të mos mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë, të ndihmohet për të shkuar. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen, askush të mos rrijë në shtëpi”, deklaroi lideri demokrat.

Ndërkohë, Basha nuk iu përgjigj një pyetje për ushtrimin e votës nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.