Politika Basha në Elbasan: Do të shkëpus lidhjet e krimit me pushtetin, do...

Basha në Elbasan: Do të shkëpus lidhjet e krimit me pushtetin, do të jetë arritja ime e parë

Elbasani vijon të mbetet një nga qytetet me kriminalitet më të lartë, ku përplasjet e armatosura mes grupeve rivale kanë shkaktuar shumë viktima.

Sot në Elbasan ka qenë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka parë nga afër gjendjen ekonomike të bizneseve.

I pyetur nga gazetarët për situatën e rënduar të krimit në këtë qytet, Lulzim Basha u zotua se do të jetë arritja e tij e parë shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin.

“Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me pushtetin. Atë që kemi thënë 7 vite nuk ka njeri në Elbasan që nuk e ka kuptuar se ishte e vërtetë. Zgjidhja është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin, dhe ky është një nga zotimet e mia të para dhe kjo do të jetë padiskutim një nga arritjet e mia të para për qytetin e Elbasanit dhe për gjithë Shqipërinë”, deklaroi Lulzim Basha.

Në harkun kohor të më pak se 3 muajve të fundit, në Elbasan kanë ndodhur 3 vrasje si pasojë e konflikteve mes grupeve në këtë qytet.