Politika Basha: Ne jemi opozita proeuropiane që garanton ndryshim

Basha: Ne jemi opozita proeuropiane që garanton ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat në qytetin e Fierit.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si protestuesit pro-europianë. Meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim” deklaroi lideri i demokratëve në takimin e Fierit.

Lulzim Basha gjithashtu shtoi se PD duhet t’i dalë Zot vendit dhe të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85% i popullsisë që refuzuan regjimin e Ramës më 30 qershor duke mos dalë në votime.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përseritet më kurrë” u shpreh Lulzim Basha.