Opozita Basha në Patos: Qeveria Rama ka kapur nivelet e ditëve të zeza...

Basha në Patos: Qeveria Rama ka kapur nivelet e ditëve të zeza të qeverisjes së Nanos

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në një takim në Patos, ku u tha mbështetësve të tij se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem banditesk grabitjeje.

“Çdo vendim, çdo akt qeverie, çdo ligj parlamenti, çdo rregullore, çdo gjë është për të vjedhur dhe për të grabitur. Jo vetëm me vjedhjen e buxhetit, vjedhjen në dogana, që ka kapur nivele të padëgjuara që në ditët më të zeza të qeverisjes së Fatos Nanos, vjedhjen me tatimet, vjedhjen me tenderat. Tani po vjedhin me koncensionet dhe PPP-të.

Ka shkuar çmimi për kilometër rruge në Shqipëri 5 herë më i lartë se sa në Japoninë e tërmeteve, 10 herë më i lartë se sa çmimi mesatar europian, siç është vjedhja në rrugën Milot-Balldren, siç është vjedhja në rrugën Vlorë-Orikum”, u shpreh lideri i opozitës në takimin me strukturat e PD-së në Patos.