Politika Basha në protestën te Astiri: Të bashkohemi për të shembur këtë sistem...

Basha në protestën te Astiri: Të bashkohemi për të shembur këtë sistem politik!

Ka hyrë në ditën e saj të 56 protesta e banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, për ndërtimin e Unazës së Re.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ata thonë se nuk do t’i lirojnë pronat e tyre në funksion të projektit dhe se janë të gatshëm që të japin edhe jetën.

Ndërkohë edhe sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka munguar në protestën e Astirit, i cili thotë së për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm për kryeqytetin, po abuzohet me fondet.

“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”- tha Basha.