Aktualitet Basha në rrezik? PD: Shantazh i Lleshajt

Basha në rrezik? PD: Shantazh i Lleshajt

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, për t’i kërkuar shpjegime mbi pretendimet e këtij të fundit se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është në rrezik.

Sipas Bardhit, Lleshaj është takuar në datë 14 qershor me Feim Dollapajn, punonjës të Gardës së Republikës, me detyrë truprojë i Bashës, të cilit i ka komunikuar se ka “informacione të tërthorta dhe të besueshme” se Basha është në rrezik dhe pret një përgjigje nëse ai vlerëson se i nevojiten masa shtesë sigurie.

Bardhi e quan këtë takim si një përpjekje për shantazh që i bëhet kreut të opozitës dhe i kërkon ministrit të Brendshëm që të bëjë publike informacionet që ai ka në lidhje me rrezikun që i kanoset kreut të PD.