Kryesore Basha në Shkodër: Kriza nuk zgjidhet duke parë nga qielli, por nga...

Basha në Shkodër: Kriza nuk zgjidhet duke parë nga qielli, por nga brenda

Kryetari i Partisë Demokratike, tha nga Shkodra se kriza politike që ka kapur vendin do të mund të zgjidhet vetëm nga shqiptarët dhe nuk do të vijë nga jashtë.

“Ka një zgjim të madh brenda vendit dhe jashtë vendit dhe kjo situatë ekonomike, produkt i krizës politike, nuk do të zgjasë. S’ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën, ose duke parë nga qielli, por zgjidhet nga brenda. Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se opozita ka përgjegjësinë për të nxjerrë vendin nga kriza. “Çdo kandidat i Edi Ramës në qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale, këtë e dinë të gjithë banorët. Ky nuk është një përjashtim, por një situatë që dominon në të gjithë vendin. Përgjegjësitë e PD janë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Kjo realizohet duke ndarë politikën nga krimi. Ne jemi të vendosur t’ia japim këtë zgjidhje shqiptarëve”, shtoi kreu i PD.