Politika Basha në shtëpinë e qytetarit: Kjo është gjendja normale e frigoriferit?

Basha në shtëpinë e qytetarit: Kjo është gjendja normale e frigoriferit?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në shtëpinë e një qytetari në Tiranë.

Në një video postuar në Facebook me hashtagun “Po të dëgjoj”, Basha ishte në banesën e Entonit.

Kreu i selisë blu bashkëbisedoi me qytetarin rreth rrogës mujore që merr, shpenzimeve mujore, por edhe për plotësimin e nevojave minimale. Ndër të tjera lideri demokrat kërkoi të shihte frigoriferin dhe raftin e ushqimeve të qytetarit për të shikuar se si familja e tij e përballon jetesën.

Lulzim Basha: Tani një pyetje fare intime. Këtë e keni në dorë të më thoni po ose jo. Mund t’i hedh një sy frigoriferit edhe raftit të ushqimeve?

Entoni: Patjetër.

Lulzim Basha: Kjo është gjendja normale e frigoriferit apo jo?

Entoni: Është fund muaji kështu që…