Politika Basha nga Maliqi: Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm i 85% të...

Basha nga Maliqi: Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm i 85% të shqiptarëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, tha se kryeministri Rama është përgjegjës “për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin”.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”-tha zoti Basha.

“Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfrit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, ka qenë mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët, në shërbim të tij dhe oligarkëve

Kjo është një qeveri që noton në paligjshmëri, sepse ka ardhur nga paligjshmëria. – u shpreh Basha. – Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë.”- deklaroi Basha.