Politika Basha: Nuk do të lejojmë që zgjedhjet t’i organizojë krimi

Basha: Nuk do të lejojmë që zgjedhjet t’i organizojë krimi

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri”. Kështu ka deklaruar Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve, zhvilluar sot në selinë e Partisë Demokratike, ku edhe u vendos mbajtja e protestës së ardhshme kombëtare, më 11 maj, në orën 18:30.

“Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet”.

Përveç protestës së 11 majit, Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte.