Kryesore Basha: Nuk e njohim as policinë, mosbindje civile nga jugu në veri

Basha: Nuk e njohim as policinë, mosbindje civile nga jugu në veri

Protesta e opozitës u mbyll në selinë e Partisë Demokratike, atje ku Lulzim Basha mbajti fjalën e fundit të kësaj proteste.

Basha bëri deklarata të forta, duke thënë se tashmë nuk njeh jo vetëm kuvendin, por edhe policinë e krimit, siç ai e quajti. Basha foli edhe për mosbindjecivile.

“Jeni ngritur për të mos u ulur më deri në fitoren totale të lirisë së demokracisë. Si minjtë u mblodhën sot, duke shpresuar se do t’ia hidhnin popullit. Ju falenderoj nga zemra qindra dhe mijëra shqiptarë që u mblodhën brenda pak orëve.

Ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri”, tha Basha.