Politika Basha: Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në...

Basha: Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se është “e turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij”.

“Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin”, lexohet në postimin e Bashës.

Kreu i PD-së shton se “25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”.