Opozita Basha i përgjigjet ashpër Koçijançiçit për protestën: Ka edhe BE që injoron...

Basha i përgjigjet ashpër Koçijançiçit për protestën: Ka edhe BE që injoron drogën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së zëdhënëses së BE –së, Maja Koçijançiç, e cila në një intervistë për TVSH tha se bojkoti i parlamentit nga opozita vetëm e përkeqëson klimën politike.

Në një lidhje direkte me Top Story nga çadra e ngritur para kryeministrisë, Basha u shpreh se nuk e kishte dëgjuar deklaratën, por gjithsesi u përgjigj duke dhënë një përgjigje të ashpër.

“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”, tha Basha.