Politika Basha pret të shëruarit nga Covid-19: Kemi paguar 4200 euro për 6...

Basha pret të shëruarit nga Covid-19: Kemi paguar 4200 euro për 6 flakonë Remdesivir 

Kostoja e lartë e mjekimit ishte shqetësimi që ngritën një grup pacientësh që kanë kaluar infeksionin Covid-19 gjatë një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha tha se rimbursimi i paketës së ilaçeve do t’ua lehtësonte barrën atyre që preken nga virusi.

Një prej qytetarëve të pranishëm tha se kura me Remdesivir  i ka kushtuar 4 200 euro.

“Po shkon dhe një tjetër format Remdesiviri 4200 euro 6 flakonë”, tha ajo.

Kreu i selisë blu tha se “në qoftë se Randisiviri do të çertifikohej, në qoftë se kompanitë farmaceutike do të merrnin autorizimin për ta sjellë këtu do ta sillnin me çmime normale jo me çmime të tilla”.

Basha tha më tej se dhe pse e ka për detyrë të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, shteti prapë se prapë vijon të abuzojë me paratë e taksave të shqiptarëve, të cilat “zhvaten dhe të shkojnë në drejtim të pa ditur, të shkojnë në parajsa fiskale”.

“Edhe në kohën kur njerëzit po vdesin nëpër spitale prapë se prapë edhe para disa ditësh vazhdojnë pagesat në thesar për inceneratorin e Elbasanit”, tha Basha duke shtuar se me ardhjen në pushtet PD do të bëjë gjithçka mundet për ta zgjidhur këtë situatë.