Politika Basha publikon videon e arrestimit të kuksianëve: Thirrje për reagim popullor

Basha publikon videon e arrestimit të kuksianëve: Thirrje për reagim popullor

96
0
Shpërndaje

Teksa Edi Paloka i paraqiti pamjet e arrestimit të kuksianëve në deklaratën për median, ku u shpreh se nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa ata të lirohen, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka postuar këto pamje në profilin e tij në Facebook, ku thotë se kjo është thirrje “për një reagim popullor kundër padrejtësisë”.

“Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës”, shkruan Basha.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in