Kryesore Basha: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga Shqipëria më...

Basha: Rama premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një videoje të postuar në Facebook, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përzënë nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë, pavarësisht se premtoi 300 mijë vende pune.

“Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik”, shkruan Basha në rrjetin social.