Politika Basha-Ramës: Me këto akte i shpalle luftë qytetarëve

Basha-Ramës: Me këto akte i shpalle luftë qytetarëve

Ndërsa vijon seanca brenda sallës së Kuvendit, Basha mbajti një fjalim duke iu drejtuar kryeministrit se, sipas tij, me aktet e sotme i ka shpallur luftë qytetarëve.

“Edi Rama, sot, i ka shpallur luftë qytetarëve të vetë. Ne emër të opozitës, i them Ramës që me këtë akt shpalle lufte, koston do ta kesh 100% ti.

Ne nuk frikësohemi, sepse luftojmë për fëmijët e shqiptarëve, luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe përballë kemi një shtet që nuk është më i shqiptarëve.

Ky vend ka dy rrugë, të pranojë skllavërinë me kokën e Maduros së Ballkanit ose të ngrihet në këmbë dhe të marrë në dorë fatin tonë dhe të atdheut tonë. Beteja që ka nisur është pa kthim”, tha Lulzim Basha.