Kryesore Basha sherr publik me Henri Çilin, debati i plotë

Basha sherr publik me Henri Çilin, debati i plotë

Në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ka pasur një përplasje mes kreut të opozitës Luzlim Basha dhe Henri Çilit, pronar i MAPO. Basha e akuzoi Çilin si një shërbëtor të qeverisë, ndërsa ai i është përgjigjur se po e kërcënonte.

Lulzim Basha: Po flet si shërbëtor i qeverisë. Ti dhe mediat i ke vënë në pozicion të qeverisë. Ke hequr Alfred Lelën, po shantazhon gazetarët dhe pedagogët. Nuk je Çili që ke qenë. Ke kohë të reflektosh. Sillesh si me katër klasë shkollë, duke iu bërë presion gazetarëve. Kjo është një lëvizje pa kthim, Republika e Re po lind.

Henri Çili: Më vjen shumë keq zoti Basha që ju gënjejnë. Nuk është aspak premtuese si kryeministër i ardhshëm, keni kohë të përgatiteni si kryeministër i ardhshëm. Jeni të papërgatitur dhe gënjeheni shumë shpejt. Tërhiqi ato presion dhe gënjeshtra sepse asgjë nga ato nuk është e vërtetë. Je i papërgatitur. Urime që ke një javë lider. Ti ke teza muniste nga ata që e ke marrë. Ti e ke mbushur programin me teza komuniste i ndikuar nga lëvizjet e rrugës. Je rastësor, ke nevojë për një trajnim.