Kryesore Basha shfaqet pas përplasjes: Nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi

Basha shfaqet pas përplasjes: Nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi

Lideri i opozitës Lulzim Basha pasi protestuesit sulmuan policinë me mjete të forta dhe çanë kordonin e sigurisë para Parlamentit, u shfaq në një prononcim të shkurtër për mediat, në të parin fjalim që nga momenti i nisjes së protestës tek kryeministria.

Basha tha se dhuna e protestuesve ndaj policisë është e justifikuar pasi ndaj tyre u hodh gaz lotjsellës.

“Pa larguar Edi Ramën Shqipëria nuk do të gjejë paqe. Protestuesit qëlluan me gurë pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Shqipëria e destabilizuar nga krimi ne do t’i japim fund, do jemi me qytetarët kudo, Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi. Kush thotë të kundërtën rreshtohet para krimit të organizuar”, tha Basha teksa u shfaq pasi përplasja me policinë kishte përfunduar.