Politika Basha, takim me socialistë të zhgënjyer në Durrës: Babëzia e Ramës nuk...

Basha, takim me socialistë të zhgënjyer në Durrës: Babëzia e Ramës nuk i ka dalluar të djathtë e të majtë

Partia Demokratike njoftoi se kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me socialistë të zhgënjyer në Durrës.

Në këtë takim, Basha u shpreh se “shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit”.

“Mijëra familje kaluan dimrin e dytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë. Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9. Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve”, shtoi Basha.

“Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi”, theksoi kreu i PD-së.