Politika Basha takohet me studentët: Ndryshimi është në dorën tonë

Basha takohet me studentët: Ndryshimi është në dorën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

Kreu i opozitës tha se “ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin. Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike”.

“Ju mund të keni qenё 10-12 vjeç, kur Shqipëria futej në NATO, kur Shqipëria thithte investitorë seriozë, kur Shqipërisë i besohej dhe i hiqeshin vizat për qytetarët dhe ju lëvizni sot pa viza, dhe këto po ua përmend, po ua rikthej në mendje, për të provuar edhe një herë atë që i kam thënё çdokujt në këto takime me të rinjtë dhe jo vetëm që ndryshimi ёshtё në dorën tonë. Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen, do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme pёr të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo kërkon në radhё të parë që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi por duke e larguar problemin. Kjo ёshtё ftesa për çdo të ri dhe çdo të re në 25 Prill”, u shpreh Basha.