Politika Basha: Taksa jonë e sheshtë 9% do të luftojë korrupsionin

Basha: Taksa jonë e sheshtë 9% do të luftojë korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se nën drejtimin e Kryeministrit Rama, Shqipëria u bë një ndër vendet më të korruptuara dhe me taksa të larta në rajon.

Duke komentuar raportin e “EuCham” që e rendit Shqipërinë në 3 vendet e fundit për të bërë biznes, kryedemokrati Basha thotë se vendi sot ka nevojë për një model të ri ekonomik për të stimuluar investimet, që sipas tij, do të ndodhin me planin e PD për taksën e sheshtë 9%.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit ndër tre vendet e fundit në për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.