Kryesore Basha, të vetëve: Protestat vazhdojnë, nuk do bëj pazar me Ramën

Basha, të vetëve: Protestat vazhdojnë, nuk do bëj pazar me Ramën

“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramen Kryeministër nuk ka për të pasur”. Kështu mësohet të ketë thënë kreu i PD, Lulzim Basha, në mbledhjen me strukturat e partisë, zhvilluar këtë të premte.

Sipas Bashës, 30 qershori “është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës”.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerëzit alternativën, që shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse”.